Covid-19 ka prekur dhe industrinë muzikore, pasi shumë koncerte janë anuluar, për të evituar kështu përhapjen e virusit, ndërsa qeveria ka urdhëruar dhe mbylljen e klubeve të natës dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00.
Ndër artistët e shumtë, ndodhet dhe këngëtarja e dashur për publikun Aurela Gaçe, e cila së fundmi ka kujtuar me mall momentet magjike në skenë. Ajo publikoii disa video në rrjete sociale, teksa bashkangjitur shkruan: Si sot një vit më parë jepja veten në skenë me gjithçka jam.
https://www.instagram.com/p/CFSRa_RgvMC/
“Si sot një vit më parë, fluturoja, këndoja, jepja veten në skenë me gjithçka jam. Ishte koncerti recital “26 vite me ju” në amfiteatri Tiranë. Teksa po shikoja këto video të xhiruara me telefon (joprofesionale”, më pyet vajza e madhe: “Të ka marrë malli të këndosh”, “Po i thashë shumë!“, ka shkruar Aurela.