Në kudër të operacionit të gjerë të zhvilluar nga Renea, policia dhe FNSH , një 59-vjeçar ka rënë në rangat e uniformave blu, pasi u kap me 203 kilogramë canabis sativa.
Ai është identifikuar si Flamur Zalla banues në Fushë Krujë. Sipas policisë sasia e lëndës narkotike është gjetur pas kontrolleve të ambienteve, banesave dhe territorit.
Ndërkohë në kërkim janë shpallur edhe dy djemtë e të arrestuarit.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Zallë, Fushë Krujë, gjatë kontrollit të ambienteve, banesave dhe territorit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 203 kilogramë lëndë narkotike cananabis sativa.
Është arrestuar në flagrancë shtetasi F. Z., 59 vjeç, banues në Zallë, Fushë Krujë dhe janë shpallur në kërkim shtetasit E. Z., 32 vjeç, dhe F. Z., 29 vjeç, banues në Zallë, Fushë Krujë, (djemtë e shtetasit F. Z).