Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në aksin nacional Korçë-Kapshticë, në fshatin Neviçisht.
Sipas burimeve zyrtare, 27 vjeçari E. G., banues në fshatin Pojan, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka përplasur 70 vjeçarin H. R., banues në fshatin Neviçisht, që lëvizte në rrugë me kalë, i cili ka gjetur vdekjen.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.09.2020, rreth orës 05:35, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Neviçisht, ka ndodhur një aksident, ku për pasojë shtetasi E. G., 27 vjeç, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka përplasur shtetasin H. R., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, që lëvizte në rrugë me kalë, i cili ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.