Ish-Presidenti, Bamir Topi ka shprehur ngushëllimet për familjen e themeluesit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu.
Ish-Presidenti Topi me anë të një mesazhi e ka quajtur si lajm të trisht ndarjen e parakohshme të Kasem Hysenbelliut, par të cilin thekson se ka njohje të kahershme.
“Mëngjesi i sotëm erdhi i trashtë, me një hidhërim te ri shkaktuar nga ndarja prej nesh e nje miku te kahershëm, gjithmonë i mire, i sjellshëm dhe me karakter cilësi qe imponojnë respektin ne çdo kohe.
Vërtete do te na mungosh i dashur dhe i respektuar Kasem per përshëndetjet e ngrohta dhe per misionin tënd publik qe e kishe pjese organike te vetëdijes tende për të qene i ndershëm , i vertete, i guximshëm dhe plot etike.
Ngushëllimet me te sinqerta familjes. U prefsh ne paqe miku im Kasem Hysenbelliu. Me nderim Bamir Topi”, shkruan ish-presidenti.