AKTUALITET

“Është skandal”, Lubonja për përgjimet e antimafies: Na ka mbuluar krimi i organizuar. Pse nuk heton SPAK?

22:00 - 25.01.21 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për përgjimet e antimafies italiane, deklaroi se ngjarja është skandaloze.




Lubonja tha se na ka mbuluar krimi i organizuar, duke ngritur pyetjen se përse SPAK nuk heton përgjimet.

“Duhet që të hedhim sytë tek krimi i organizuar që ka kapur shtetin. Edhe ata në përgjime e tregojnë si funksionon shtetin. Unë them këta vetë dhe lidhjet e tyre duhet të hetohen.

Duhen hetuar, deri ku ka shkuar çështja, del a ka apo nuk ka prova. Këtu paratë e pista janë dhe ç’ne italianët hyjnë në këto punë? Për mua, pyetja është pse nuk hetohet nga SPAK përgjimet? Ky është skandal, na ka mbuluar krimi i organizuar, na ka marrë pronën publike, të ka marrë gjithçka”, tha Lubonja.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.