Zbulimi i rasteve të reja me koronaviurs ka shtyrë ekspertët që të këshillojnë përdorimin e dy maskave për tu mbrojtur.
Variantet e reja të koronavirusit janë edhe më të trasmetueshme duke bërë që një maskë të mos jetë e mjaftueshme për tu mbrojtur.
Disa shtete aziatike, përfshirë Korenë e jugut dhe Singaporin, kanë prodhuar maska të kualitetit të lartë dhe i kanë shpërndarë direkt në shtëpitë e të gjithë banorëve.
Shtete evropiane kanë filluar të kërkojnë qytetarëve të vendosin maska kirurgjike në vende publike, pas fillimit të përhapjes së variantit Britanik, i cili është 70% më infektues.
Ekspertët e SHBA kanë filluar të rekomandojnë këtë teknikë me dy maska, dhe shumë shtete të botës gjithashtu kanë filluar këshillimin.
Shfaq Komentet (0)