![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Ajo është një nga këngëtaret më të pëlqyera për publikun shqiptar, edhe padyshim edhe pagesa e saj për një koncert është e lartë. Bëhet fjalë për këngëtaren Anxhela Peristeri, e cila e ftuar së fundmi në ‘NIN’, gjatë rubrikës “Haje ose Thuaje”, u pyet saktësisht se cila ka qenë pagesa më e lartë që ka marrë.
“8 mijë euro”, tha Anxhela, teksa shtoi se ka pasur edhe vlera shumë më të ulëta.
Ndër të tjera, këngëtarja u pyet sa i takon arsyes më serioze për të cilën është grindur me personin e zemrës, nëse ka ose ka patur…
“Unë s’kam qenë pa person zemre, kështu që mund të të jap shumë arsye grindjeje. E vetmja gjë që më acaron është xhelozia, për këtë mund të grindem. Pastaj në qoftë se personi i zemres grindet për gjëra të tjera, atëherë duhet të pyesni atë”.