![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Të paktën 5 persona kanë vdekur sot në një përplasje masive ku u përfshirë rreth 70 automjete në autostradën e Texas. Sipas policisë, aksidenti u shkaktua nga kushtet e vështira klimaterike që përfshinë zonën orët e para të mëngjesit.
Pamjet e televizioneve lokale tregonin makina mbi njëra-tjetrën, traktorë të përmbysur dhe mjete të tjera të dala nga rruga. Nuk është ende i qartë numri i të plagosurve, tha Brad Perez, zëdhënsi i policisë së Fort Worth i cili shtoi se në aksident janë përfshirë nga 75 deri në 100 automjete.
Grupet e shpetimit po punojne per te ndihmuar te prekurit. Autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve por edhe këmbësorëve të bëjnë kujdes për shkak se akulli i ka bërë edhe trotuaret shumë të rrëshqitshëm.
Shfaq Komentet (0)