Ditët kalojnë me halle gjithnjë e më të shtuara për qytetarët, me problematikat dhe të çarat në trupin e drejtësisë sociale,mes ligjshmërisë e madje dhe vetë demokracisë që hap pushteti përditë .Dhe megjithëse aksioni opozitar ka mjaft ndryshim për të frymëzuar në disa drejtime është i vagullt , i tymtë për të lënë gjurmën e duhur . E kemi thënë, por do të qe shumë mirë ta përsërisnim, në mënyrë që mos biem në po të njëjtin gabim edhe njëherë tjetër, e të mos e vërvitim elektoratin opozitar në një hendek, të ndryshëm vërtet nga të mëparshmit, dhe me po të njëjtin rezultat, humbjen. Është e vërtetë që njëri krah i aksionit duhet të jetë denoncimi, por po kaq e qartë është që krahu tjetër, edhe më i rëndësishmi, i takon alternativës, shpalosjes së saj dhe përosjes së stafit. Dhe një detyrë e tillë është barrë e rëndë që s’e mbajnë dot supet e një lideri, sado i përvojtë qoftë. Ndërtimi i një alternative i takon një ekipi, një diskutimi të gjerë në fillim e pastaj të ngushtuar në disa projekte konkrete, që me kreativitet duhet të peshohen nga grupe të posaçme për të nxjerrë jo vetëm bazën apo përmbajtjen spikatëse të programit, por edhe strategjinë më të mirë të shpalosjes së këtij programi
Në 2021 nuk mund ti drejtohesh më me gjurmët e eksperiencës së keqe të humbjes si në drejtim të programeve,strategjive ,taktikave apo gjallërisë së artikulimit të ideve rë 2017.
Proncimi i z. Basha më dha shumë shpres , kur para disa ditësh deklaroi, se nuk do jem vetëm kryeministri i ardhshëm i ekonomisë ,por edhe i arsimit dhe dijes.Si një njeri që e kam lidhur fatin tim me dijet dhe kulturën në këtë vënd edhe pse politika na ka rezervuar një status të vështirë e përjetova me një farë entusiazëmi, duke menduar se diçka e përparuar në zhvillimet poltitike të Partisë Demokratke do ndodhte . Besoj dhe jam në pritje të një artikulimi më të qartë dhe më të detajuar në zhvilimet e reja elektorale gjat fushatës që pritet të intesifikohet në ditët e ardhshme. Njerëzit e shtresës dhe kategorisë sime intelektuale që në fund të fundit jemi dhe një shtresë jo e vogël votuesish, e cila nuk e teprojmë të pohoj ,se mund të përcaktojnë qartësisht dhe fitoren në këto zgjedhje presin detaje të reja mbi prespektivën dhe zhvillimet e ardhshme të kulturës dhe arsimit në Shqipëri. Dëgjova nga PD me vëmëndje të përqëndruar një prezantim divulgativ të arsimit në Shqipëri në mandatin e 4 vjeçarit të ardhshëm.Por më tepër mu duk se ndjeva koncepte teknikësh dhe specialkistësh për buxhete të caktuara ,si duhej të hartxhoheshin këto buxhete,si duhej të ndërtoheshin disa organizime të reja në sistyemin tonë arsimor në tërësi, si duhej me të drejt të zhbërë një ligj i keq për arsimin e lartë, të cilat edhe pse ishin novatore mu dukën jo fortë të qarta, se për çfarë duhej të shërbenin këto organizime dhe pse duhej të harxhoheshin këto para.Arsimimi i mandatit të formacionit politik të ri që duhet të vij në pushtet duhet të ndryshoj nga qëllimet dhe gjithçka duhet të vihet në shërbim të këtyre qëllimeve.Arsimi i ri që duhet të zëvëndësoj arsimimin e dështuar të Edi Ramës duhet të ndryshoj nga qëlllimi i qartë që duhet të ketë.Ai duhet që të jet një arsimim, i cili duhet të ndryshoj në mënyrë krejtësish cilësore përmirësimin e arsimimit në vazhdimësi. Ai duhet të jetë një arsimim që duhet të përfshij ose të forcoj në mësimdhënie edukimin pedagogjik,edukimin e munguar krejtësish patriotik,edukimin familjar, por edhe edukimin europian.Branko merxhani thoshte se Shqipërinë duhet ta kthejmë në fabrikë pedagogjike.Cfarë do të thotë kjo pjesë e formulave të neoshqiptarizmës e cilësuar 70 vjet më parë në realitetin e sotën shqiptar, kur fëmijët tanë janë më tepër nën ndikimin e grupit paralel, se sa të shkollës dhe shoqërisë ! Ndërkohë që pedagogjia sot më shumë se kurrë në kushtet e modernitetit teknologjik dhe në kohën e internetit dhe telefonisë celulare duhej të ishte një antivirues i gjallë për të ruajtur fëmijët nga efektet anësore të këtij zhvillimi të domosdoshëm është gati anemike për ti paraprirë një mbrojtje të tillë.
Po edukimi patriotik , plotësisht i shpërfyllur nga sistemi arsimor aktual , që është pothuaj i pa ndjeshëm, sot në kushtet e integrimeve europiane dhe globale, i cili po vazhdoi me këtë rrjedhë shqiptarët do trasformoj në njerëz pa ndërgjegje kombëtare.
Është trishtuese kur shikon nga politika që problemet e arsimit i trajton thjesht si çështje politikash dhe jo si qëllime me objektiva të qarta në funksion të së cilave duhet të bëhen reforma trasformuese.
Në disa takime nëpër rrethe po shohim se ligjërimi jo vetëm që është i vakët, por edhe nuk është aspak e qartë se cilit grup i drejtohet si prioritet dhe në ç’mënyrë synon të arrijë te ky grup. Madje, për të qenë më të përpiktë, ligjërimi i tyre në disa raste vijon të jetë më i vjetruar akoma dhe se strategjia, duke iu drejtuar si gjithmonë shtërngimit të radhëve të fashës më të pandryshueshme të elektoratit ose të thënë ndryshe bërthamës së fortë të tij. E në një projekt alternativ, në një ndërmarrje që kërkon të ngjallë frymë e të zgjojë shpresë, ligjërimi i miradresuar dhe i drejtpërdrejtë për çdo fashë është parimi kryesor i suksesit. Për t’u thelluar në këtë pohim të përmbledhur që sapo parashtrova , le të shohim në detaje se kujt duhet t’i drejtohej ligjërata e opozitës?
Në radhë të parë shpresës së një kombi, rinisë, programit për t’i dhënë asaj hapësirën e nevojshme jetike për të kontribuar me të gjithë fuqinë, jo vetëm në ekonominë dhe arsimin , por edhe edhe në kulturën e harruar banalisht, që të lënë përshtypjen se politikanëve u vjen turp ta zënë në gojë kur ajo duhej të ishte e para, por gjithashtu në të gjithë fushat e demokracisë së një vendi, duke filluar nga administrata, partitë dhe pjesëmarrja në grupimet intelektuale. Paskëtaj, vjen elektorati i ashtuquajtur gri, por që unë fare mirë mund ta quaja dhe pjesa më e pavarur në mendime dhe më e kultivuar në ide e qëndrime e shoqërisë. Janë që të dyja këto fasha, ndaj të cilave çalon ligjërimi i opozitës të aludojë për ekzistencën apo jo të një program të mirëdetajuar në të gjitha fushat, përtej asaj ekonomike . Natyrshëm që mund të ketë ide e diskutime, madje dhe nisma të veçanta, por në këtë pikë të zhvillimit të problematikave, përparësi merr ligjërimi alternativ që liderët e opozitës përdorin. Por nëse shohim pjesa civile dhe intelektuale e vendit, kanë legjislatura të tëra që kanë vendosur suksesin e çdo palë zgjedhjeje, e përsëri janë më pak të përfshira në “strategjinë thithëse të votave” të çdo partie. Po përse vallë? Mos ndoshta intelektualiteti dhe bazimi tek ata është i rrezikshëm për disa nga drejtuesit poshtë drejtuesëve kryesorë? Për këtë arsye vallë, nuk hapet e shtohen radhët e tyre me të tillë produkt moral dhe me integritet, që mund ta përfaqësojë e ta udhëheqë me të drejtë edhe opozitën drejt kauzës morale, që aq shumë i nevojitet. Janë aq të fortë stomakët e këtij elektorati, janë aq të pakontrollueshëm nga ingranazhet dhe instrumentet partiakë këta lloj individësh, sa u ngjallin frikë liderëve dhe shpesh ata për “opozita të tëra” veç i kanë anashkaluar duke i lënë të ecin sipas rrjedhjes që u dikton vetvetja.
Në raport me këtë problem ka diçka thelbësore që mendoj se i mungon opozitës kryesore që ka përgjegjësinë më të madhe në këto zgjedhje dhe që sipas mendimit tim duhet ta regoullojnë me shpejtësi brënda mundësive që ju jep afati disa ditor i kësaj kohe të shkurtër.
Nga ato që kam parë dhe nënkuptuar deri tashti po hamëndësoj se në Tiranë së paku do ketë një listë me politikanë të vjetër ,me gladiatorë , me biznesmen dhe pabesueshmërisht, pa figura të reja me profile të qarta intelektuale.Gladiatorët dolën e zunë vëndin e tyre ,biznesmenët dolën e zunë vëndin e tyre , ndërsa njerëzit e mëndjes humbën përmes fjalëve të propagandës .Ligjërimi i mirëadresuar në këto zgjedhje duhej të ishte qartësisht shtresa dyshuese, shumica e së cilës përbehet nga shtresa e mesme dhe njerëz që arsyetojnë më gjatë, për vendimet që do marrin në raport me votën.Tirana që ka pjesën më të avancuar e shoqërisë shqiptare kërkon me siguri profile intelektuale, që ti zgjoj besimin kësaj shtrese dhe me siguri do ta zgjonte po të ishte përfshirë .A nuk duhej ti kishte Tirana së paku 4-5 mëndje intelektuale në mesin e politikanëve ,gladiatorëve dhe biznesmenëve ?! Si mund të bëhet diferenca e ndryshimit pa një përfaqësim të tillë të domosdoshëm?!