Një burrë i moshuar ka ngelur i bllokuar në shtëpinë e tij, pas tërmetit 5.9 Rihter që tronditi Greqinë paraditen e sotme.
Mediat greke raportojnë se i moshuari ka ngelur i bllokuar pasi shtëpia e tij në Mesochori, Elassona është shembur. Fatmirësisht ai ka mundur të shpëtojë pas ndërhyrjes së zjarrëfikësve.
Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për dëme në njerëz apo dëme materiale nga tërmeti i fortë që u regjistrua në vendin fqinj. Ndërkohë, pas këtij tërmeti, ka pasur pas lëkundje të tjera.
Shfaq Komentet (0)