Dalin detaje të tjera për plagosjen e 33-vjeçarit Marsel Rusi mbrëmjen e djeshme në Korçë.
Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se 33-vjeçari është plagosur me armë zjarri në fundshpinë dhe është nisur drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet për mjekim të specializuar.
Sipas policisë është ndaluar shoku i tij Andi Adri i cili e ka shoqëruar në spital, për të mësuar më tepër rreth kësaj ngjarje ku si fillim pista në të cilën u hetua ishte vetëplagosja.
Burimet nga spitali thanë se Rusi ka shenja në kokë por nuk bëhet me dije shkaku nëse ka të bëjë me ngjarjen e mbrëmjes të së martës apo jo. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Shfaq Komentet (0)