Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 20-vjeçari pasi ka dhunuar dhe ka plagosur me pirun nënën e tij.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se në pranga ka përfunduar 20-vjeçari Klevi Liçi.
I riu ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij Z. Liçi. Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes ku pas një konflikti verbal i biri ka qëlluar me pirun në bark nënën.
Gruaja mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe u pajis me urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje.
Shfaq Komentet (0)