Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me vrasjen në Shkodër. Sipas Policisë, 32-vjeçari Endri Mustafa u gjet i vrarë në bregun e liqenit, në livadhet e lagjes Guerile.
Po ashtu bëhet me dije se ështën gritur një grup i posaçëm hetimor për të zbardhur ngjarjen e kapur autorët.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.05.2021, në orën 09:00, në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile, Shkodër është gjetur i pajetë shtetasi E. M., 32 vjeç, dyshohet i vrarë me armë zjarri.
Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Shfaq Komentet (0)