Kronikë

Mbytet një person në rezervuarin e Gjançit, detajet e para

11:40 - 13.06.21 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një person është gjetur i mbytur në rezervuarin e Gjançit.




Gazetarja Lorena Kodra, raporton se shtetasi i gjetur ende nuk është identifikuar, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

Raportohet se policia ndodhet në vendin e ngjarjes, e po merr në pyetje banorët e zonës, për të bërë të mundur identifikimin e personit, por edhe për të mësuar më shumë mbi dinamikën e ngjarjes së rëndë.

Korçë/Informacion paraprak

 

Më datë 13.06.2021, rreth orës 11:13, në rezervuarin e Gjançit, në Korçë, është konstatuar i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për identifikimin e trupit të pajetë si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.