Eduard Selami, deputeti demokrat, shumë herë edhe kritik i fortë i kreut të opozitës, Lulzim Basha brenda PD-së, ka bërë sot një thirrje për gjithë shqiptarët.
Kur kanë mbetur vetëm dy ditë nga zgjedhjet parlamentare, demokrati Eduard Selami, të cilin Basha e ja jashtë listës së kandidatëve për deputetë në këto zgjedhje, në një postim në rrjetin social Twitter ka ftuar shqiptarët që të votojnë masivisht numrin 6, Partinë Demokratike.
“Votoni te ardhmen e sigurt, Votoni ekonominë e forte, Votoni numrin 6, Votoni Partinë Demokratike!”, ka shkruar ai në Twitter.
Shfaq Komentet (1)
JO me lul bashen qe ka shume gabime mbi kurriz