Një sasi eksplozivi është vendosur në derën e banesës së Naim Stafukës, vëllai i Enver Stafukës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:05 në Fushë-Krujë. Sipas policisë, shpërthimi ndodhi në derën e dyqanit të Naim Stafukës, ku ishte vendosur një sasi lënde plasëse. Policia tha se ku nga shpërthimi ka vetëm dëmtim të derës së dyqanit, por që në këtë objekt 3-katësh, Naim Stafuka jeton me familjen.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe vijon punën për verifikimin e rrethanave të ngjarjes dhe zbulimin e autorëve.
Shfaq Komentet (0)