AKTUALITET

Kush ishte ajo zonë që votoi 90.7% më 25 qershor? Rezultati i votave: 1700 me 87

18:01 - 28.06.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ndonëse Partia Socialiste i fitoi bindshëm këto zgjedhje, kishte edhe zona që nuk e zhgënjyen Lulzim Bashën. Ashtu si pritej fshati i famshëm Lazarat, votoi masivisht për Partinë Demokratike. I njohur historikisht si një bastion i djathtë, rezultati këtë herë ka qenë edhe më i thellë mes PS dhe PD.

Nëse i hedhim një sy projeksionit, shohim se PD ka marrë plot 1.795 vota në Lazarat, ndërsa PS vetëm 78 vota. Nga ana tjetër LSI ka marrë 87 vota. E përkthyer në përqindje, PD është votuar nga 90.79% e votuesve, ndërsa PS 3.95%. Siç mund të vihet re, në këtë zonë, Partia Socialiste është forcë e tretë, pas LSI-së së Petrit Vasilit.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Kjo tregom s si bastion i drogës që ka qenë është mbështetur nga partia demokratike-bastion droge
    Fakt që tegon se kush e mbështeti drogën tek ne. Xyz

    Përgjigju ↓