Pak muaj na ndajnë nga dasma e Orinda Hutës dhe Turjan Hyskos. Moderatorja ditën e djeshme ka rrëfyer disa prej detajeve të ceremonisë. “Kam veshur fustane ëndrrash pafund tek ‘Geraldina’, por kur shikon fustanin që është i yti, i rikthehesh prapë. Dhe po iu ktheve më shumë se 3 herë, është i yti. Unë ia kam vënë syrin e do të vesh vetëm një fustan. Edhe dasma do të jetë vetëm një ditë. Në orën 7 të pasdites do të jetë momenti i altarit, kur ne do i themi ‘po’ njëri-tjetrit me bekimin e Perëndisë. Do të ketë premtime që do i bëjmë njëri-tjetrit.
Pas kësaj do të jetë momenti i fotografive, por ne nuk do të pozojmë. Do të ketë disa fotografë që do të kapin momentet më të bukura. S’do të jetë dasmë ‘country’ siç tha Turi, por një dasmë e stilit bohemian. Më pas do të ketë një festë të madhe me njerëzit më të dashur nga fisi e do t’u japim rëndësi edhe miqve të ngushtë”, është shprehur Orinda e ftuar dje pasdite tek emisioni “Fun Day” në “In TV”.
Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.