Një atentat ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Shkodër. I plagosur ka mbetur shtetasi Ilmi Hajdari, 42 vjeç, i cili është goditur nga një makinë që ka qenë në lëvizje.
Bëhet me dije se Hajdari ka qenë në një local në lagjen “Perash”, kur është qëlluar me armë zjarri disa herë në gjoks. I plagosuri është dërguar në spital ku dhe gjendet në gjendje të rëndë për jetën. Polica ndodhet në vendin e ngjarjes.
Shfaq Komentet (0)