LAJMI I FUNDIT

6 marsi/ Kandidati i PD-së për zgjedhjet e pjesshme në Lushnjë optimist: Demokratët kanë shansin të marrin drejtimin e qytetit

23:10 - 03.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kandidati i Partisë Demokratike për Lushjën Indrit Sefa që do të garojë për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit ka bërë të ditur sfidat që ka përpara për të fituar këtë qytet. Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Indrit Sefa thekson se gara e 6 marsit është një sfidë për Lushnjën, që t’i hapet një tjetër perspektivë si ajo e shërbimit ndaj qytetarëve dhe për të treguar modelin e PD-së në qeverisje.




“Kjo garë është sfidë për çdo qytetar të Lushnjës, por edhe për çdo demokrat. Është sfidë për Lushnjën, që qytetit t’i hapet një tjetër perspektivë, ajo e shërbimit ndaj qytetarëve, drejtimit me përulësi dhe ndershmëri.  Është sfidë për demokratët, jo vetëm për momentin që po kalojmë brenda nesh, por mbi të gjitha sepse kanë shansin të marrin drejtimin e qytetit, për të treguar modelin e tyre të qeverisjes”, shkruan Sefa.

 Postimi i plotë:

Të nderuar bashkëqytetarë,

Të dashur demokratë,

Sot Kryesia e Partisë Demokratike më dha besimin dhe përgjegjësinë për të përfaqësuar Partinë Demokratike në garën elektorale të 6 Marsit.

Kjo garë është sfidë për çdo qytetar të Lushnjës, por edhe për çdo demokrat.

Është sfidë për Lushnjën, që qytetit t’i hapet një tjetër perspektivë, ajo e shërbimit ndaj qytetarëve, drejtimit me përulësi dhe ndershmëri.

Është sfidë për demokratët, jo vetëm për momentin që po kalojmë brenda nesh, por mbi të gjitha sepse kanë shansin të marrin drejtimin e qytetit, për të treguar modelin e tyre të qeverisjes.

Për mua si djalë i Lushnjës, si biri i dy prindërve punëtorë lushnjarë, si bashkëshort dhe prind i një vajze të vogël, 6 Marsi është mundësia për të dhënë kontributin tim për qytetin. Lushnja është familja ime e madhe.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.