LAJMI I FUNDIT

“Mua po më tradhtove nuk të ndahem”, paralajmëron Kryemadhi: Po përgatis dosjen! Basha po përfiton koncesionet e Edi Ramës

23:40 - 03.02.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka bërë të ditur se është duke përgatitur një dosje për kryedemokratin Lulzim Basha dhe njerëzit e tij për ato që po përfiton sipas saj, në kurriz të opozitës dhe qytetarëve. Sipas Kryemadhit, Basha po përfiton nga koncesioni në Portin e Durrësit por dhe nga koncesione të tjera të qeverisë së kryeministrit Rama.




‘Ky edhe sloganin e kishte ‘Shqipëria Fiton’ dhe ai strategjisti vet thoshte se ne nga Shqipëria Fiton duhet të themi Basha fiton. Dhe nga të gjithë kjo histori Basha fitoi. Basha fitoi Portin e Durrësit, Basha ka fituar dhe shumë koncesione të tjera. Atë Portin e Durrësit, me Moveo SRL, Moveo Al, Moveo Teknologji. Që do të shiten apartamente me pamje nga deti apo pamje nga mali. Çfarë do të bëjë ai? Me atë duhet të merret drejtësia shqiptare’, deklaroi Kryemadhi për MCNTV.

Pyetje: A keni prova që ky është i korruptuar thellësisht?

Monika Kryemadhi: Më prit Ylli Rakipi se unë po nuk pata prova nuk filloj të flas. Më lër ta formatoj të gjithë dosjen. Se nuk e fal. Unë ja kam thënë dhe Lulzim Bashës. Ja kam thënë dhe para zgjedhjeve. Zotëri po më tradhtove unë nuk jam si Ilir Meta që ka hallin e integrimit evropian. Mua po më tradhtove nuk të ndahem. Po më tradhtove për allishverishe nuk ta fal. Çdo gjë do t’i shkoj deri në fund Lulzim Bashës me gjithë shpurën e vet që nga çështja Babale meqë e keni zotërinë mbrapa këtu. Që më kërkonte Edi Rama të sulmoja Fatmir Xhafën. Dhe i kam thënë unë nuk kam punë me Fatmir Xhafën.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Monika, nje femer e forte per gjithcka, mos i ler asgje pa ja perplasur para gjithe shqiptareve dhe nderkombetareve, qe ta marin vesh ata, kur them ata, jane Basha,Rama dhe te gjithe ata qe I perkrahin per te lepire nga nje kocke me pak mish, sepse jane ritur cmimet dhe I kane haruar shijen atij mishi te shkrete. Per cfare te mendojne perpara, per shtepi, per mish, apo per ndonje fasule ose dy presh. Kur mendon qe te pihet uje, sepse te eshte thare goja, te mbushen syte me lot, ngaqe nuk ke para qe ta blesh. Po kush duhet te mendoje per ate popull? Nuk e kishim menduar ndonjehere qe do qanim pse nuk kemi uje, pse nuk kemi drita, pse nuk ngrohemi dot, punuam gjithe jeten dhe askush nuk mendon per ne, na ka mbetur vetem te shtrihemi ne rruge, nje katastrofe per njerezit e ndershem dhe pa mbrojtje. Lutemi qe te ndryshoje situata ne favor te te gjithe atyre qe punuan dhe nuk u vleresuan.

    Përgjigju ↓