![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Presidenti Ilir Meta ka publikuar një postim në rrjetin social ‘Facebook’, ku i është përgjigjur akuzave ndaj tij.
Në videon e publikuar, kreu i shtetit shprehet se koherenca e tij ka qenë absolute për demokracinë, pluralizmin, për integrimin europian dhe për mbrojtjen e Kushtetutës, që nuk mund të ndryshohet asnjëherë pa referendum.
Ndërkohë, ai vijoi më tej duke thënë se ai gjithmonë i ka shërbyer këtyre kolonave shumë të rëndësishme, që kanë të bëjnë më interesin e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Në fund të postimit të tij përbri videos, Meta shprehet krenar për këtë gjë.
Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta:
Koherenca ime ka qenë absolute për demokracinë, pluralizmin, për integrimin europian dhe për mbrojtjen e Kushtetutës, që nuk mund të ndryshohet asnjëherë pa referendum. Unë gjithmonë i kam shërbyer këtyre kolonave shumë të rëndësishme, që kanë të bëjnë më interesin e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Koherenca ime ka qenë absolute dhe jam shumë krenar për këtë!