Tronditet sërish Shkodra, një ngjarje e rëndë ka ndodhur për shkak të pronsise.
Ngjarja mesohet se ka ndodhur ne lagjen “Qemal Stafa” të qytetit rreth orës 00:00.
Si pasojë 40- vjeçari me profesion mjek Ilir Aliaj ka mbetur i vdekur.
Nga të dhënat e para mësohet se ai u qëllua për vdekje në sy të familjes së tij, në lagjen “Qemal Stafa” ku dhe banonte.
Autor i dyshuar i kësaj vrasjeje është 26 – vjeçari Dritan Ymeri, i cili jetonte në një pallat me viktimën. Ky i fundit e ka qëlluar atë me arme zjarri duke e vrare. Pas krimit D.Y. është ngujuar ne banese. FNSH dhe policia e kane rrethuar.
Komisariati i Shkodrës dhe forcat e FNSH-së u angazhuan në terren për kapjen e tij, por ende ai nuk është arrestuar.
Por, kur forcat policore hynë ne banesën e tij, ai nuk ishte aty, duket se ishte arratisur.
NJOFTIMI I POLICISE
Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka ardhur një telefonatë për nje vrasje të ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, te “Ish Dekori”.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka rezultuar se:
Pas një konflikti të çastit mes shtetasit I.A dhe D.Y, ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri shtetasin I.A, ku si pasojë e të shtënave ka mbetur i vrarë shtetasi I. A., 40 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa.
Autori i dyshuar shtetasi D.Y, sipas informacioneve dyshohet se është fshehur në banesë, e cila është rrethuar nga Policia dhe pritet ndërhyrja e F.N.SH.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për grumbullimin e provave ligjore duke bërë të mundur sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin ligjor të saj.