Kronikë

U dënua me burg për jetë për vrasjen e Griselda Gjikolajt, Apeli s’pranon ankimimin nga arratia e Robert Përpapaj

21:50 - 14.02.22 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Apelit të Tiranës nuk ka pranuar ankimimin e Robert Përpapajt, i dënuar me burgim përjetë pasi është shpallur fajtor për vrasjen e 17-vjeçares Griselda Gjikolajt në 28 dhjetor të vitit 2018. Përpepaj, i cili është ende në kërkim dhe dënimi i është dhënë në mungesë, kërkonte me anë të avokatit të tij ndryshimin e vendimit të togave të zeza, pasi u shpall fajtor për kryerjen e veprën penale “vrasje në rrethana cilësuese”. Por këtë akuzë, i dënuari ka kërkuar ta ndryshojë në “vrasje nga pakujdesia”, e cila i është moshuar nga Apeli.




Ngjarja e rëndë ndodhi më 26 nëntor të vitit 2019. Një shuplakë mes të rinjve la të vrarë Griselda Gjikolaj 17-vjeçe dhe të plagosur shokun e saj Erjon Benga. Dy plumba në kokë shkaktuan vdekjen e 17-vjeçares. Prepepaj u konfliktua më parë me Bengën pranë fushës së aviacionit në Tiranë për shkakun se Prepepaj përndiqte Gjikolën. Nga hetimet paraprake thuhet se Benga i ka kërkuar atij që të mos i ngacmonte të fejuarën e mikut të tij, Samirit dhe në zënkë e sipër e ka qëlluar me shuplakë.

Perpepaj kishte ndërtuar planin për tu hakmarrë. Gjikolaj, viktima e ngjarjes, kishte dalë atë ditë, bashkë me shokun e saj, Erjon Bengën dhe një tjetër shoqe. Në përfundim të kafes dy vajzat janë ulur pas në automjetin e drejtuar nga Benga. Sapo makinau nis, dy persona u afruan duke thyer xhamat e mjetit. Pas shoferit ka dalë Perperaj i cili me një armë ka qëlluar në drejtin të Gjikolajt.

Roli i Robert Muzhaqit të prangosur si përkrahës i autorit të krimit Robert ka qenë ajo e goditjes së mjetit ku ndodheshin katër të rinjtë me një levë hekuri të cilin e ka kryer nga ana ku ndodhej i fejuari i Griseldës. Të katër të rinjtë teksa mjeti drejtohej nga Erjon Benga kanë mbërritur me shpejtësi në spitalin e traumës por 17-vjeçarja ka humbur jetën duke mbërritur aty e vdekur.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.