![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar për dëshminë e Kryebashkiakut, Erion Veliaj në Komisionin Hetimor për zbardhjen e koncensionit të Inceneratorëve.
Në një postim në Facebook, Kryemadhi thekson se Veliaj i di shumë mirë kompetencat e Këshillit Bashkiak, ndërkohë që thotë se për miratimin e një vendimin për 30 mijë lekë të vjetra duhet vendim i Këshillit Bashkiak, jo më për një koncension 30-vjecar.
“Erion Veliaj i kupton shumë mirë kompetencat e Këshillit Bashkiak. E kupton aq mirë sa edhe për 30 mijë lekë të vjetra duhet miratimi i Këshillit Bashkiak. Shikojeni si e ka thënë me zërin e vet, që si Kryetar Bashkie nuk miratonte dot ndihmën ekonomike pa këshilltarët e Këshillit.
Pra për 30 mijë lekë të vjetra duhet Këshilli, për pagesa ndaj koncesionit 30 vjeçar nuk i duhej. SPAK, po dëgjon?”, thekson Kryemadhi.