![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet se ajo u ka dërguar 4 padi të përkthyera për inceneratorët, ambasadave të huaja në Tiranë.
Gjatë një interviste për emisionin “Zonë e Lirë”, Kryemadhi deklaroi se kjo çështje është një test për SPAK dhe donatorët e reformës në drejtësi.
“Nëse kjo çështje do të mbyllet, sepse komisioni e zvarriti në kohë veprimtarinë e SPAK-ut. I ka prishur punë SPAK-ut. Pse e kemi votuar reformën zgjedhore me 140 vota. Komisioni ishte një shoë politik. E zhvendosi vëmendjen për të shpëlarë opinionin publik. Pamë një kryeministër që në 10 orë bullizonte anëtarët e komisionit. I vetmi mjet për ta ndalur është ta bullizosh. SPAK është në test. Nëse nuk çon deri në fund procesin, reforma në drejtësi dështon. Topi nuk është në fushën e Ramës, mediave apo parlamentit, por në fushën e SPAK.
Me intriga më të mëdha, nuk përdoreshe fjala inceneratorë. SPAK sot nuk mund të thotë që unë nuk kam çështje. Nuk mund të thotë që nuk kam dokumente. Ka 4 padi të firmosura. U kemi dërguar ambasadave 4 padi të përkthyera. Është bërë sepse filozofia e kësaj dosje nuk është më Edi Rama. Sot është dëshmitari, nesër i pandehuri. Sot janë në test reforma në drejtësi dhe donatorët. Paratë kanë lënë gjurmë në Qipro e Maltë” – tha Kryemadhi.
Kryemadhi tha se Edi Rama e bëri mbrojtjen e fundit lidhur me inceneratorët, ndërsa çështja është te SPAK, i cili duhet të tregojë vullnetin, dhe te ndërkombëtarët, që kanë pompuar reformën ndrejtësi.
“Unë do të merrem me SPAK, do të shkoj derë më derë te ata që e kanë suportuar reformën në drejtësi, dhe do të tregoj atë se çfarë ndodhi, pasi kjo e inceneratorëve është prova e Prokurorisë Speciale në zbardhjen më pas të të gjithë koncensioneve në Shqipëri”, tha Kryemadhi.