![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Forcat ruse kanë shkatërruar sot infrastrukturën e transmetimit televiziv në Kiev.
Të paktën pesë persona raportohet të jenë vrarë nga një sulm rus në kullën e transmetuesve televiziv në Kiev, duke goditur objektet e transmetimit aty pranë, thonë zyrtarët ukrainas
Sulmi vjen pasi më herët ministria ruse e mbrojtjes paralajmëroi banorët e kryeqytetit ukrainas, Kiev se po përgatitet të godasë objektiva të tjera në kryeqytet.
Ndërkohë një autokolonë e madhe ushtarake ruse, e gjatë rreth 65 kilometra ka rrethuar kryeqytetin e Ukrainës.
Shfaq Komentet (0)