![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Për më shumë se tre orë qytetarët në Tiranë kanë dalë në protestë, duke kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës. Pas kryeministrisë qytetarët u shpërndanë nëpër rrugët e Tiranës, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve.
Ndërsa janë vënë re edhe prani të forcave të policisë, qytetarët kanë nxjerrë në rrugë kazanët e mbeturinave për të mos lejuar qarkullimin e mjeteve.
“Fikni makinat dhe bashkohuni me ne”- ishin thirrjet e protestuesve.
Ndërkohë mjetet qe kane pasur emergjenca dhe autoambulancat kane gjetur mirëkuptimin e protestuesve duke u lejuar te kalojnë, ndërsa disa te tjerë kane ecur ne kundravajtje.
Shfaq Komentet (0)