Ka përfunduar kontrolli i anijes me qymyr në të cilën u zbulua drogë në Portin e Durrësit, ku pas kontrolleve kanë rezultuar vetëm dy çanta me 53 pako të mbushura me drogë.
Sipas panorama, nga kontrolli i imtësishëm rezultoi se në hambarin e anijes ndodheshin 59 kg kokainë. Mësohet se disa kilogramë drogë u shpërdoruan pasi njëra nga çantat u dëmtua nga kova e mjetit që shkarkonte qymyrin.
Anija momentalisht është bllokuar në portin e Durrësit dhe qëndron me shërbim roje deri në një urdhër të dytë. Po ashtu edhe marinarët e anijes Unistream nuk lejohet të zbresin në tokë. Droga dyshohet të jetë futur në ngarkesë në Kolumbi.
Shfaq Komentet (0)