![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Romelu Lukaku është padyshim njeriu i momentit në merkaton e Interit, me belgun që në ditët e fundit është përfolur për një rikthim të bujshëm te Interi.
Zikaltërit duket se nuk janë të vetmit në garë për 29-vjeçarin, me Totenhemin e Antonio Kontes që duket të ketë shfaqur gjithashtu interes për lojtarin.
Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport”, Konte ka kontaktuar personalisht me ish-sulmuesin e tij tek Interi për ta bindur të transferohet te skuadra e tij aktuale Totenhemi, ku do të formonte kështu një dyshe fizike në sulm së bashku me Herri Kejn.
Prioriteti i Lukakut mbetet rikthimi te Interi, i cili duhet të bindë Çelsin të lëri të lirë belgun me anë të një oferte të përshtatshme, me Totenhemin, Bajernin dhe klubet e tjera të interesuara që do po vëzhgojnë situatën me kujdes./ Panoramasport.al