AKTUALITET

Fier/Po transportonin 11 emigrantë të paligjshëm kundrejt parave, prangosen 3 persona (EMRAT)

09:23 - 10.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

3 persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi kundrejt parave po transportonin 11 emigrantë të paligjshëm në vendin tonë.




Personat e arrestuar që u kapën duke transportuar emigrantët e paligjshëm janë 36-vjeçari Admir Derveni nga Tirana, 34-vjeçari  Alket Balili nga Vlora dhe Renato Jemishta, një 33-vjeçar nga Tirana.

Ata ishin duke i transportuar me makina  tip “BMW” dhe “Audi” dhe u kapën  në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”.

Mbi të arrestuarit rëndon vepra  penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet dhe 4 aparate celulare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.