Kryesore

Analiza pas ndeshjes/ Pse humbëm me Izraelin?

07:38 - 11.06.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqipëria humb ndeshjen e dytë në grupin e dytë në Ligën e Kombeve, pasi Izraeli përmbysi 1-2 në “Air Albania”. Pritshmëritë ishin shumë të mëdha, por kuqezinjtë gabuan sërish.




Pas humbjes me përmbysje nga Izraeli, trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, dha opinionin e tij për këtë sfidë në një prononcim për “Super Sport”.

“Ishte një arsye pse nuk luajtëm në pjesën e dytë. Pas golit të tyre, e njëjta gjë ndodhi në Islandë. Fillimisht dhurohet goli, se deri te goli po luanim mirë. Aty u dhurua ndeshja se ishte një pjesë e parë e mirë. Ishim më intensivë. Por dolëm të sulmonim dhe ata nuk pritnin gjë tjetër, se janë të aftë, se kanë shpejtësi. Ne e ia dhuruam golin e barazimit në një pjatë të argjendtë, ishim 2 kundër 3. Nuk mund të bëhet një dalje ashtu, duhet edhe koka kur je lojtar, duet arsyetuar në fushë, duhet parë kur duhet të dalësh, duhet vlerësuar cilësia e kundërshtarëve. Edhe me Islandën ishte e njëjta gjëra, në çdo ndeshje ka një arsye pse, sepse kemi bërë një gabim. Pastaj luajtëm keq, se pjesën e parë luajtëm shumë mirë, me agresionin e duhur, i vumë në vështirësi. Atëherë pse duhet të bësh vetëm pjesën e parë dhe t’i japësh mundësi. I dhamë hapësira dhe mbetën Veseli e Gjimshiti të vetëm, se kishim dalë para. Por nuk duhet të ndodhë, kjo është vështirësia e madhe. Pse ndodh rënia? Ndodh se janë këto situata. Kush e ka thënë që jemi favoritë? Cili opinion? Janë të tjerët që e dinë futbollin që e dinë forcën që ka Izraeli dhe e pamë edhe sot. U desh të bënim një ndeshje të madhe më vëmendje, u rinisëm mirë, por nëse bën gabim dhe nuk është i pari se po flasim prej tre vitesh, është gjithmonë diçka që nuk bëhet ky hap. Por jo sepse skuadra nuk ka aftësi, por se bën gabime, se ka dy ndeshje në një. Duhet të lexosh në fushë, unë mund të jap instrumentet por janë lojtarët që duhet të kuptojnë se kush është momenti i rrezikut. Kështu nuk rritet kurrë, duhet përulësi, me modesti, kështu arrihen rezultatet se kështu nuk shkohet nga asnjë anë”, tha Reja.

Armando Broja ishte autori i golit të vetëm të Shqipërisë ndaj Izraelit, në humbjen 1-2 në shtëpi në Nations League. Kur foli për gazetarët pas ndeshjes, ai nuk e ka fshehur zhgënjimin.

“I kënaqur me golin? Unë them që jo, sepse nuk e kemi fituar ndeshjen. Nuk është vetëm shënimi i golit, është të luajmë mirë dhe të fitojë ekipi. Jemi përmbysur dhe është diçka që duhet diskutuar në grup. Duhet të jemi më të përqëndruar dhe më të fokusuar për të ruajtur fitoren. Luajtëm me tri sulmues në fund sepse po humbisnim. Trajneri provoi gjithçka për gjithçka në minutat e fundit, është zgjedhja e tij. Unë nuk kam çfarë të them, me 2 apo me 3 sulmues. Duhet të barazonim, por unë nuk ia dola të shënoja sërish. Normale që duhet të pasoj më shumë, është lojë kolektive. Por ndonjëherë, duhet të rrezikojmë dhe të mbajmë topin. Kur jam brenda në fushë, nuk jam tifoz, jam lojtar që shoh një hapësirë dhe tentoj të futem. Në atë moment, nuk funksionoi. Por e rëndësishme është të provosh. Kështu bëhet një lojtar i madh, duke guxuar dhe duke mësuar nga gabimet. Sot nuk bëra mirë, sepse humbëm, por në pjesën e parë bëmë shumë mirë. Në pjesën e dytë, u tërhoqëm dhe pësuam dy gola. Nuk ishin gola që duheshin pësuar, por në fund ka vlerë rezultati dhe ne humbëm” – tha ai.

Pas takimit të Air Albania, për mediat folën edhe protagonistët e tjerë të takimit. Elseid Hysaj pranon se ka mungesë përqendrimi në ekip.

“Ishim te pozicionuar keq prandaj pësuam gol. Duhet ta marrim si mësim sepse deri në fund nuk i dihet kush fiton në këtë grup. Ishim duke luajtur mirë, po na jepnin dorë të madhe tifozët. Po mundohemi, por kështu ndryshojnë gjërat. Pësuam dhe në Islandë njësoj. Duhet të jemi më të përqendruar në pjesën e dytë sepse na ndodh. E dinim që është skuadër që luan në kundërsulm” – tha ai.

Nedim Bajrami shprehet se ekipi nuk luajti keq, edhe pse u mposht.

“Pjesën e parë kemi luajtur shumë mirë, në pjesën e dytë nuk u futëm mirë në fushë. Kemi pësuar dy gola shumë të shpejtë. U munduam të reagonim më pas, por nuk ia dolëm të barazonim.Pas kësaj ndeshje që kemi humbur, nuk e di nëse është më mirë. Si skuadër nuk kemi luajtur keq, pësuam dy gola që nuk duheshin pësuar. Unë pjesën time e kam bërë, nuk e di tani.Nuk e di pse u zëvendësova, ishte zgjedhje e trajnerit. Unë e pranova. Fizikisht isha shumë mirë dhe gati për ta vazhduar ndeshjen” – tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.