Nuk po arrijnë ta gjejnë gjuhën e përbashkët Salah dhe Liverpool dhe sipas “The Sun”, klubi i kuq është lodhur nga tekat e egjiptianit, duke e nxjerrë në shitje.
Klubi nga qyteti-port nuk mund t’ia plotësojë dëshirën për ta paguar 400 mijë pound në javë dhe po mendon që të arkëtojë 60 milionë nga shitja gjatë kësaj vere pasi sezonin e ardhshëm ai mund të largohet me parametra zero.
Në majën e listës së pretendentëve qëndron Real Madrid që po studion situatën. Ancelotti e pëlqen shumë sulmuesin egjiptian që e mbylli sezonin me 31 gola dhe 16 asiste në 51 ndeshje mes kampionatit, kupave dhe Europës.
Pasi humbi Sadio Mane pak ditë më parë, Liverpool rrezikon të mbetet edhe pa egjiptianin ndërsa Firminho është gjithashtu me “valixhe në duar”.
Shfaq Komentet (0)