Dy drejtorë në Shkodër refuzojnë kërkesën e Ramës për dorëheqje. Mësohet se përveç drejtorit të ZRPP Shkodër Ilir Dibra, edhe ai i Malësisë së Madhe Fatmir Shpellza nuk do të ndërmarrin një akt të tillë. Shpellza e nga Dibra vjen nga radhët e LSI.
Rama i dha afat deri sot për të dhënë dorëheqjen të gjithë drejtorëve të hipotekave të Shqipërisë.
Dy drejtorët duket se do të presin veprimin e radhës të kryeministrit Rama që një ditë më parë i shënjestroi këto zyra si të paafta për menaxhimin e situatës me pronat. Shkodra News
Shfaq Komentet (0)