![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Shoferi që aksidentoi për vdekje babanë e Nicki Minaj, Robert Maraj, ka marrë së fundmi dënimin e tij.
Charles Polevich u dënua me 1 vit burg ditën e sotme (3 gusht) pasi u shpall fajtor për dy akuza: u largua nga skena e krimit pa raportuar dhe ka ngatërruar provat. Për më tepër, patenta e shoferit do t’i pezullohet për 6 muaj dhe ai do të paguajë një gjobë prej 5,000 dollarësh.
Polevich pretendohej të dënohej me deri në 7 vjet burg, por gjykatësi Howard Sturim nuk e dënoi atë me më shumë se një vit burg.
Babai i Nickit vdiq në moshën 64-vjeçare pasi u godit në një aksident në shkurt të vitit 2021, ndërsa ai po ecte në Long Island.
Në atë kohë, policët thanë se shoferi u largua nga vendi i ngjarjes dhe u përpoq të fshihte makinën në një garazh. Roberti u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike dhe vdiq nga plagët e marra.
Nicki foli për tragjedinë në rrjetet sociale duke thënë: “Mund të them se ka qenë humbja më shkatërruese e jetës sime.”