BOTA

Vetëm një vit burg për shoferin që aksidentoi për vdekje babain e Nicki Minaj-it! I pezullohet patenta dhe i vendoset një gjobë

22:57 - 03.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shoferi që aksidentoi për vdekje babanë e Nicki Minaj, Robert Maraj, ka marrë së fundmi dënimin e tij.




Charles Polevich u dënua me 1 vit burg ditën e sotme (3 gusht) pasi u shpall fajtor për dy akuza: u largua nga skena e krimit pa raportuar dhe ka ngatërruar provat. Për më tepër, patenta e shoferit do t’i pezullohet për 6 muaj dhe ai do të paguajë një gjobë prej 5,000 dollarësh.

Polevich pretendohej të dënohej me deri në 7 vjet burg, por gjykatësi Howard Sturim nuk e dënoi atë me më shumë se një vit burg.

Babai i Nickit vdiq në moshën 64-vjeçare pasi u godit në një aksident në shkurt të vitit 2021, ndërsa ai po ecte në Long Island.

Në atë kohë, policët thanë se shoferi u largua nga vendi i ngjarjes dhe u përpoq të fshihte makinën në një garazh. Roberti u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike dhe vdiq nga plagët e marra.

Nicki foli për tragjedinë në rrjetet sociale duke thënë: “Mund të them se ka qenë humbja më shkatërruese e jetës sime.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.