![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Kur opozita ka hyrë në ditën 17 të protestës, Lulzim Basha, nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, u ka përcjellë një mesazh të fortë protestuesve. Ai ka theksuar se beteja e tyre nuk do të ketë përfundim tjetër, veçse fitores së qytetarëve të bashkuar; zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dekriminalizim të parlamentit dhe institucioneve; luftë kundër drogës dhe një drejtësi të vërtetë. Kreu i Partisë Demokratike, Basha, në statusin e tij shkruan që të ngrihen për zgjedhje të lira. “Beteja jonë nuk do të ketë përfundim tjetër përveç fitores së qytetarëve të bashkuar; zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dekriminalizim të parlamentit dhe institucioneve; luftë kundër drogës dhe një drejtësi të vërtetë”, – ka shkruar Basha në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”. E ndërsa mazhoranca ka theksuar se janë gati të dialogojnë, opozitarët nuk tërhiqen nga kushtet e tyre.