Sulmuesi shqiptar Mergim Berisha ka firmosur në Bundesligën gjermane. 24-vjeçari ka kaluar te skuadra e Ausgsburg, në formën e huazimit.
24 vjeçari vjen nga Fenerbahçe, ndërsa më parë ka qenë pjesë e Salzburg, LASK dhe Altach. “Unë jam shumë i lumtur që jam transferuar te Augsburg. Ëndrra ime ka qenë të luaj në Bundesliga”.
Debutimi i Berishës me fanellën e re mund të vijë që me datën 4 shtator, në ndeshjen shtëpiake ndaj Herthës së Berlinit.
Shfaq Komentet (0)