Policia Fier janë njoftuar se në lagjen “15 Tetori”, Fier, një shtetas kishte marrë një shumë parash në dyqanin e një shtetaseje dhe ishte larguar, por kanë shkuar në vendngjarje dhe më pas e kanë arrestuar.
Gjatë kontrollit personal, të arrestuarit iu gjetën dhe iu sekuestruan shumat e parave të vjedhura, 800 euro dhe 75 000 lekë.
Në vijim të veprimeve, shtetasi V. D., 28 vjeç, banues në Patos, u prangos për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
Shfaq Komentet (0)