Kreu i PL Ilir Meta ka komentuar një sondazh të publikuar disa ditë më parë në lidhje me popullaritetin e figurës së tij. I pyetur a është i shqetësuar nga këto gjetje, Meta tha se këto janë sulme të orkestruara nga shteti. Meta u shpreh i bindur se në zgjedhjet vendore, PL do të marrë rezultat të jashtëzakonshëm.
Bazuar në një sondazh të kryer së fundmi, Ilir Meta ka dalë lideri më pak i pëlqyer.
Si përgjigjet ai për këtë?
Meta: Këtë sondazh për mua e ka shpallur Edi Rama që ditën që kam dalë nga presidenca. Rama e di shumë mirë që mbi 80% e Shqipërisë është duke zierë nga padurimi për ta shporrur një herë e mirë. Ai e di shumë mirë që në se ka një forcë politike ku priten duart e tij direkt, është PL. Tek të tjerat i ka futur duart ai direkt dhe indirekt. Unë i besoj sondazhit të përditshëm që një në raport me qytetarët dhe i besoj sondazhit që do të vijë për zgjedhjet vendore ku Partia e Lirisë do të arrijë një rezultat të jashtëzakonshëm. Do t’i japë një fitore gjithë opozitës, në rast se opozita e dëshiron këtë. Nuk jam i shqetësuar për popullaritetin tim, por për gjendjen ku është vendi dhe kjo vjen për shkak të Edi Ramës.