![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një i ri është plagosur me armë zjarri në Llakatund të Vlorës. Bëhet e ditur se 19-vjeçari Sebastian Jallaj është paraqitur në spital me plagë plumbi në këmbë.
Jallaj ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nuk dihet sesi ka ndodhur plagosja.
Vlorë/Informacion paraprak
Në fshatin Llaktund, Vlorë, në rrethana ende të pa qarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri, në pjesën e këmbës shtetasi S. J., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Shfaq Komentet (0)