Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj gjatë prezantimit të projekt-busxhetit pë vitin 2023, tha se parashikohet rritje ekonomike me 2.6%. Ajo shti se besojnë se gjatë vitit të ardhshëm, ka gjasa që inflacioni të ulet.
“Për vitin 2023, drafti që po prezantoj adreson sfida të rëndësishme. Politika fiskale do ketë objektiv ulja e stokut të borxhit publik dhe të rritet qëndrueshmëria ekonomike, jemi përballur deri më tani me rritje të madhe të inflacionit e megjithatë e kemi ndjeshëm më të ulët se vendet e rajonit. Morëm masa para se kriza të trokiste në derën tonë, zgjodhëm të subvenciononim çmimin e energjisë.
Ne vendosëm një mburojë që na kushton shumë, duhen ruajtur parametrat kryesorë të ekonomisë, deri më tani kemi përballur mirë pasojat e luftës në Ukrainë.Ekonomia shqiptare ka pasur një rezistencë të mirë, rritja ekonomike në 6 muaj ishte 4.2%. Nga pikëpamja e ofertës agregate ka pasur rritje pozitive, papunësia ra dhe punësimi u rrit. Është rritur eksporti dhe investimet e huaja, me 35%/ Kursi i këmbimit të lekut ka qenë mjaft i qëndrueshëm, është mbiçmuar ndaj euros me 4% ndryshe nga viti i kaluar.
Do shohim si do shkojë 3 mujori i katërt, të shohim zhvillimet në arenën ndërkombëtare, mos të harrojmë se dhe ekonomitë e vendeve më të mëdha kanë pësuar rënie. Ky është realiteti, ajo që është në dorën tonë është politika e kujdesshme. Parashikohet një rritje ekonomike me 2.6% për vitin 2023. Inflacioni mesatar 6.5-7% për vitin 2022. Ne si ministri financash besojmë se ka gjasa që inflacioni të ulet vitin e ardhshëm”, u shpreh ajo.