Kryesore

Dy deputetë të Partisë Demokratike hoqën dorë nga mandati brenda ditës/ Zbulohet lëvizja e radhës e Berishës!

13:37 - 08.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sali Berisha ka njoftuar këtë të martë mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Mbledhja mbahet në orën 14:00 dhe ajo vjen pasi dy deputetë të PD, hoqën dorë nga mandati i tyre dje dhe sot.




Më 7 nëntor, ishte deputeti Alfred Rrushaj, i cili njoftoi dorëzimin e mandatit. Ndërsa këtë të martë, Grida Duma bëri me dije se do të linte mandatin dhe të largohej nga politika.

“Në orën 14.00 mblidhet në seli Grupi Parlamentar i PD. Fjala e Kryetarit Sali Berisha do të jetë live”, thuhet në njoftimin që ka shpërndarë për mediat selia blu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.