Kryesore

“Nuk do të vendoset fasha 800 kWh as në nëntor!”/ Kriza energjetike, Balluku: Viti i tretë konsekutiv pa reshje! Konsumi, 7% më pak

17:50 - 08.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama bën me dije se fasha 800 kWh nuk do të vendoset as gjatë muajit nëntor, pasi gjatë ditëve në vijim priten reshje shiu në vendin tonë dhe një ulje në çmimin e tregut ndërkombëtar të energjisë.




Në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u bën gjithashtu thirrje qytetarëve për të kursyer sa më shumë energji që të munden në siuatën kur vendi ynë dhe bota po përballen me krizën e shkaktuar si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.

“Qeveria Shqiptare po mbron të gjithë abonentët familjarë dhe biznesin e vogël nga goditja e çmimit stratosferik të energjisë

Shifrat e kursimit të energjisë për muajin tetor janë domethënëse dhe na japin mundësinë që fashën prej 800 kilovatësh të mos e aplikojmë as për muajin nëntor, duke konsideruar gjithashtu parashikimet e motit me reshje në vijim, si edhe një rënie të caktuar në çmimin e tregut ndërkombëtar të energjisë

Vetëm duke qenë të bashkuar me të vërtetat e kësaj situate ne mund dhe do ta përballojmë edhe këtë sfidë, ku THEMELOR MBETET KURSIMI

Kursim – Kursim – Kursim”, thekson Rama.

Nga ana tjetër, Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës gjatë një konference për mediat bëri me dije se qytetarët shqiptarë kanë kursyer një sasi prej 7 për qind të energjisë deri në fund të tetorit.

“Përshëndetje, jam këtu me ju pqr të komunikuar për krizën energjetike, e cila tashmë po na shoqëron prej 14 muajsh. Kriza u agravua në muajin shkurt, pas agresiionit rus mbi Ukrainën. Tregjet e reflektuan këtë, kur çmimi arriti në muajin gusht deri në 1040 euro këh. Shqipëria prodhon energji, por nuk përmbush nevojat. Tani që është viti i tretë konsekutiv pa reshjë, Shqipëria po prodhon në mënyrë minimale nga kaskada e Drinit dhe po prodhon në mënyrë minimale energji. Për këtë arsye na është dashur t’i drejtohemi importeve, por ato kanë çmime të përballueshme. Në kushtet e një krize të krijuar nga lufta në Ukrainë dhe inflacioni, vendi ynë e ka përballuar në mënyrën më të mirë, pasi morëm vendimin t’i mbrojmë familjarët dhe biznesin e vogël. Pas bisedave me grupet e interest po analizojmë si të mbrojmë edhe bizneset në treg të lirë. Kemi pasur edhe një rast komkret kur një biznes nuuk ka patur mundësi të siguronte sasitë e enjergjisë që i nevojitëshin për të qëndruar në punë. Kemi filluar të adresjomë rastet dhe duhet thënë se qeveria mundohet të adresojë problematikat e dala nga pasojat e luftës, një inflacion i pashmangshëm. Në përfundim të tetorit, konsumi i energjisë është 7 perqind më pak. Kjo na jep mundësi të rishikojmë çështjen e fashës”, thekson Balluku.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.