![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Deputetët e Shqipërisë dhe Kosovës dhe do të zhvillojnë për herë të parë mbledhjen e dy kuvedendeve në parlamentin e vendit tonë.
Mëngjesin e sotëm delegacioni i Kosovës ka mbërritur në Tiranë, dhe është pritur në hyrje të Kuvendit nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Mbledhja e parë e dy Kuvendeve mbahet me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla do të hapë punimet e kësaj mbledhjeje për të vijuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Sipas axhendës së publikuar, mbledhja do të vijojë me fjalimet e kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit Albin Kurtit.
Gjithashtu, një një fjalim përshëndetës do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës.
![Mbledhja E Kuvendeve](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2022/11/mbledhja-e-kuvendeve.png)