BLUETOOTH

‘Të do për vëmendje!’/ Fifi u përgjigjet akuzave për lidhjen e saj me Adisin!

08:53 - 29.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja e njohur shqiptare Filloreta Raçi, e cila njihet thjesht si Fifi, shpesh gjendet në qendër të vëmendjes. Jo vetëm për shkak të karrierës, por edhe jetës personale.




Prej gati një viti ajo ka bërë publike romancën e saj me Adis Patushin, lidhje e cila komentohet shpesh në rrjete sociale nga ndjekësit e saj e jo vetëm. E duket se veç komenteve pozitive, të shumta kanë qenë edhe ato negative për lidhjen e tyre, të cilat Fifi i ka adresuar shpesh.

Sikurse ka bërë edhe së fundmi në emisionin “Zemër Luana”, ku ajo u bë pjesë e një loje. E pyetur se:

“Çfarë ke për t’u thënë “gojëve të liga” që Adisi të do vetëm për vëmendje e për famë?”

Fifi nuk ngurroi të tregonte gishtin e mesit, teksa shtoi:

“Bëj gjithçka për të! Ai ka ardh në një moment në jetën time që më kanë ofendu, bullizu e ça s’më ka thënë publiku e m’ka kap si një shqiponjë e më ka nxjerrë prej aty”, përfundoi Fifi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.