![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Argjentina është kualifikuar në fazën tjetër të Botërorit, pas fitores 2-0 me Poloninë.
Në fundin e pjesës së parë do ndodhte më e pabesueshmja. Lionel Messi do gabonte nga pika e bardhë, duke shpërdoruar kështu një mundësi që të vjen një herë në jetë.
Gabimin e “Pleshtit” do e rregullonte MC Allister, sapo filloi pjesa e dytë. Një aksion model i ekipit të Scalonit përfundoi në gol, duke dërguar në festë tifozerinë.
Goli i sigurisë do vinte nga Alvarez, në minutën e 68-të. Një rrjetë kjo, e cila i dha qetësinë e duhur ekipit për pjesën e mbetur të takimit.
Kështu, argjentinasit përfundimisht kualifikohen si vend i parë me 6 pikë dhe në fazën tjetër do përballen me Australinë. Në krahun tjetër, polakët shkojnë tutje me 4 pikë dhe gjejnë Francën në fazën tjetër (Polonia ka golavarazh më të mirë se Meksika).