![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Shijak. Një grua 52-vjeçare me incialet R.Ç nga fshati Likesh, i ka dhënë fund jetës pasditen e së hënës, duke u vetëvarur në kasollen e bagëtive. Sipas policisë së Shijakut, kanë qenë familjarët, ata, të cilët e kanë gjetur 52-vjeçaren të vetëvarur në kasollen e bagëtive. Nga dëshmitë e para raportohet se gruaja kurohej prej kohësh, pasi vuante nga depresioni. Ndërkaq, Policia e Shijakut po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Shfaq Komentet (0)