AKTUALITET

HETIMI/ Eksplozivi në makinën e presidentit të ekipit të Kamzës, zbulohet pista kryesore

20:28 - 22.08.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Mbrëmjen e djeshme, në zonën e Bathores në Tiranë, një sasi eksplozivi ka shpërthyer në makinën e presidentit të ekipit të Kamzës, Naim Qarri, duke shkaktuar dëmtimin e pjesshëm të saj. Fatmirë­ sisht, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, pasi automjeti tip “Hummer” ka qenë i parkuar në momentin kur është aktivizuar lënda plasëse. Në kohën kur ndodhi ngjarja, Qarri ndodhej në lokalin pranë të cilit e kishte parkuar makinën. Sapo është ndjerë shpërthimi, të gjithë personat që ndodheshin në lokal kanë dalë jashtë për të parë se çfarë kishte ndodhur e më pas kanë lajmëruar Policinë. Policia tha zyrtarisht se është njoftuar përmes një telefonate të mbërritur në numrin e emergjencave, rreth orës 20:30. Sipas telefonuesit, në zonën e Bathores kishte ndodhur një shpërthim dhe menjëherë aty kanë shkuar fillimisht shërbimet e Komisariatit nr.5, që kanë rrethuar vendin e ngjarjes.

Pas konstatimit se bëhej fjalë për shpërthim eksplozivi, në vendngjarje kanë mbërritur edhe oficerët e Krimeve të Rënda dhe ekspertë Antieksplozivë, që kanë bërë këqyrjen e mjetit. Burime nga grupi hetimor thanë se paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një sasi të vogël eksplozivi, rreth 50 gramë tritol, që ka shpërthyer në pjesën e përparme të mjetit. Mësohet se autorët kanë thyer xhamin e makinës dhe kanë hedhur lëndën plasëse në sediljen e pasagjerit. Dyshohet se aktivizimi mund të jetë kryer me fitil zjarrpërcjellës, megjithatë, të paktën deri në orët e vona të mbrëmjes, ende nuk ishte përcaktuar me saktësi.

HETIMI

“Rreth orës 20:30, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një shpërthim në zonën e Bathores. Menjëherë janë nisur Shërbimet e Komisariatit nr.5, të cilët kanë konstatuar automjetin e markës ‘Hummer’, në pronësi të shtetasit Naim Qarri, të dëmtuar në pjesën e përparme. Nga hetimet paraprake është më­ suar se dëmtimi i këtij automjeti ka ardhur si pasojë e një sasie të vogël eksplozive të vendosur në pjesën e përparme të saj”, tha mbrëmë zyrtarisht Policia e Tiranës.

Ndërsa burime nga grupi hetimor thanë se është pyetur paraprakisht në vendngjarje pronari i mjetit, Naim Qarri, i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë dyshim konkret për autorësinë, pasi nuk ka probleme me njeri. Megjithatë, burimet thanë se po hetohet për ndonjë çështje të mundshme borxhesh. Vetë presidenti i ekipit të futbollit të Kamzës u shpreh nga vendi i ngjarjes se nuk i ka borxhe askujt dhe nuk ka asnjë ide se kush mund të jetë autori i ngjarjes. “Isha në lokal kur dëgjova shpërthimin dhe dola menjëherë për të parë çfarë kishte ndodhur. Pashë që diçka kishte ndodhur te makina ime, por mendova se mos ishte ndonjë shkëndijë elektrike. Makinën e kam pasur të parkuar aty prej disa orësh. Nuk i kam borxhe askujt dhe nuk kam probleme me njeri”, u shpreh Qarri mbrëmë në vendngjarje.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.