![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Policia e Vlorës ka identifikuar personin i cili u gjet ditën e djeshme i vdekur në vendin e quajtur “Kanali i motorrit”.
Sipas uniformave blu ai është një 65-vjeçar me inicialet P.D., banues në lagjen “24 Maji” të qytetit.
Sipas të dhënave të policisë 65-vjeçari dyshohet se është mbytur aksidentalisht në ujë.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në vendin e quajtur “Kanali i motorrit”, në lagjen “24 Maji”, është gjetur një shtetas, i cili dyshohet se është mbytur aksidentalisht në uji, nga grupi hetimor është bërë e mundur identifikimi i viktimës, i cili rezulton të jetë shtetasi me iniciale P. D., 65 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë”, njofton policia.
Shfaq Komentet (0)